Margariti ndan lajmin: Nis puna për restaurimin e kishës së Shën Mëhillit në Finiq

Prej vitesh, restaurimit dhe mirëmbajtjes së monumenteve kulturore në vend po i kushtohet një rëndësi e veçantë. Ministrja e Kulturës Elva Margariti ndan vazhdimisht në rrjetet e saj sociale punën e dikasterit që drejton. Që nga dita e djeshme, Ministrja njofton se ka nisur puna për mirëmbajtjen dhe restaurimin e Kishës së Shën Mëhillit në Kostar të Finiqit. Këto punime janë pjesë e paketës së mirëmbajtjes të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, për vitin 2023.

Postimi i plotë:

Kanë filluar punimet e mirëmbajtjes, restaurimit, konsolidimit edhe në objektin tjetër monument kulture, kat. I, në kishën e Shën Mëhillit, e cila ndodhet në Kostar të Bashkisë së Finiqit, pjesë e paketës së mirëmbajtjes të DRTK Vlorë, për vitin 2023.

Pas hartimit të projektit nga DRTK Vlorë dhe miratimit nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, kanë nisur punimet që konsistojnë kryesisht në:

– Restaurimin dhe konsolidimin e muraturës së rrënojave të kishës;

– Restaurimin e kalldrëmit të kishës;

– Konsolidim i elementeve konstruktive;

– Restaurim i elementeve dekorative në muraturë;

– Sistemimin e terrenit etj.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *