Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, i cili tashmë ndodhet pas hekurave, ka paraqitur një tjetër kërkesë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Alla u arrestua me urdhër të SPAK, nën akuzën e shkeljes së barazisë në një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro.
Ish-kreybashkiaku ka kërkuar masë më të lehtë sigurie me pretendimin se ka shfaqur probleme shëndetësore, gjatë qëndrimit në qeli.
Seanca e sotme nuk është realizuar për shkak të mungesës së prokurorit të çështjes.