Kurti: Krimet e Serbisë në Kosovë nuk shlyhen

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Bruksel ku pritet që të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Në një postim në ‘Facebook’ shkruan se gjaku i derdhur për liri nuk shlyhet asnjëherë, siç nuk mund të shlyhen krimet e Serbisë në Kosovë.

Gjithashtu ai i bën thirrje organeve të drejtësisë në Kosovë që të veprojë për ndriçimin e së vërtetës.

“Nё ditёt e para tё muajit maj 1999, forcat serbe dogjën fshatrat e Vushtrrisё dhe dëbuan me dhunë banorët . I urdhëruan tё largohen drejt Shqipёrisё.

Më 2 maj të vitit 1999, në fshatin Studime të Vushtrrisë, forcat serbe nxorën nga kolona dhe i pushkatuan 116 civilë shqiptarë. Ekzekutuan fëmijë para syve të prindërve, vranë të rinj e pleq, e edhe gra shtatzëna. Familjes Gërxhaliu ia vranë 36 anëtarë, nga mosha 85 vjeç deri në 5 vjeç.
Në këtë 24 vjetor përkujtojmë martirët e Masakrës së Studimes së Vushtrrisë. E kaluara jonë është vendimtare për të tashmen dhe të ardhmen tonë. Gjaku i derdhur për liri nuk shlyhet kurrë, siç nuk mund të shlyhen krimet e Serbisë në Kosovë. I bëj thirrje sistemit tonë të drejtësisë që të veprojë për ndriçimin e së vërtetës. Dënime për kriminelët e luftës dhe drejtësi për viktimat. Krimet e luftës nuk parashkruhen as vjetërsohen. Vuajtjet e popullit tonë janë të njoma përherë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë martirët dhe dëshmorët e lirisë!”, shkruan Kurti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *