Luiz Ejlli tregon dy nga momentet kur ka dashur të largohet nga BBV

Luiz Ejlli është një nga konkurrentët më të fortë të “Big Brother Vip”, i cili ka përballuar çdo debat dhe situatë me sukses.

Por për të ka pasur edhe momente të vështira. Ai ka zbuluar se ka dashur të largohet nga shtëpia e “BBV” dy herë.

Teksa ndodhej në dhomën e gjumit, Efi Dhedhes e pyeti se ‘sa herë ke dashur që të largohesh?”.

Këngëtari tha fillimisht “1 herë”, por pastaj u shpreh se edhe kur është eliminuar partnerja e tij, Kiara Tito ka dashur të largohet bashkë me të.

“Sa mirë bëri që u rikthye. Se i binte mos ta shikoja 1 muaj e gjysmë, është shumë. Tani i bie dy javë dhe e di që është e lumtur. E di që e ka unazën në gisht, e di se po pret edhe ajo. Tokë e zënë, tani është duke dalë thashë e ta ketë me vete, tokë private, ruhet nga shteti”, u shpreh Luizi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *