Zhduket në rrethana misterioze shqiptarja në Zvicër, policia në kërkim prej 10 ditësh

Dhjetë ditë më parë në Lucernë të Zvicrës, është zhdukur pa lënë ndonjë gjurmë shqiptarja Alije Veseli. Familja e saj është shqetësuar shumë dhe nuk rresht së kërkuari. Djali saj më i madh, Fatbardh Veseli, mëngjesin e 7 qershorit i kishte shkruar nënës një mesazh në ‘Whatsapp’. Pasi ajo nuk i kishte kthyer përgjigje, ai filloi të dyshonte: “Menjëherë u brengosa se diçka nuk ishte në rregull. Mendova se ajo ende po flinte. Dy, tre orë më vonë, më thërriti babai. Ai më tha që të vija sa më shpejt në shtëpi se diçka nuk ishte në rregull. Pra, shkova në shtëpi te prindërit e mi, pasi unë nuk jetoj aty. Mendova se diçka mund të ketë ndodhur, se mund ta ketë humbur vetëdijen. Më pas e pranova një mesazh se ajo nuk ishte aty”, rrëfen për “20 Minuten“, djali. Në momentin e parë, djali kishte menduar se e ëma e tij thjesht kishte dal jashtë për të shëtitur brigjeve të lumit Emme. Pasi u bë e qartë se e ëma e tij nuk e kishte marr as celularin, portofolin e as çantën e dorës, familjes iu shtuan akoma më shumë shqetësimet. “Po mundohemi të bashkëpunojmë të gjithë së bashku. U kemi shkruar gjithë të afërmve që të na ndihmojnë. Deri më tani kemi realizuar dy aksione të kërkimit me 80 deri 100 persona. Gjithkund që dyshonim, kërkonim pas saj. Për fat të keq, nuk korrëm ndonjë sukses”, ka pohuar Fatbadhi.

Ai mendon se ndoshta nënë së tij i është dobësuar memoria dhe për këtë arsye nuk mund ta gjej shtëpinë. Kohët e fundit, shqiptarja 51-vjeçare vuante nga dhimbje të forta koke. “Mendoj se dite ajo ka përjetuar një black-out dhe ka dal jashtë shtëpie. Me siguri se ajo nuk është e vetëdijshme se çka është duke bërë personalisht. Po mund ta paramendoj. Ne në familje nuk kemi probleme apo diçka të ngjashme”.

Tani familja është duke shpresuar se ndokush do të mund ta njohë shqiptaren e zhdukur dhe do t`i ndihmojë të kthehet te familja e saj. “Ata që janë në lëvizje, nëpër trena apo nëpër rrugë. Gjithkund në Zvicër. Po që se keni ndjenjën se diçka nuk është në rregull, se ndoshta mund të jetë ajo, ju lutem që ta informoni policinë apo neve. Në mënyrë që të kemi informatë se ku mund të kërkojmë, pasi nuk kemi ndonjë sukses, nuk dimë asgjë, nuk kemi informata”, përfundon Fatbardh Veseli.

Disa informacione nga popullata kanë arritur në Policinë Kantonale të Lucernit, por pa sukses. Policia e lut popullatën për ndihmë.

/Burimi 20Minuten/përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *