Vrasja e 51-vjeçarit Petrit Vuksani mesditën e sotme në banesën e tij në lagjen “Tom Kula” në Shkodër dyshohet të ketë ardhur nga një sherr për qiranë e banesës.
Vuksani është qëlluar me armë zjarri nga qiramarrësi me iniciale L.V. Pas krimit ai është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Paraprakisht mësohet se autori/ët e kanë qëlluar me pistoletë me silenciator. Pasi të shtënat me armë zjarri nuk janë dëgjuar nga komshinjtë e 51-vjeçarit.
Policia ka ngritur disa pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e tij.