Spahia i kundërpërgjigjet Ramës: Shkodra nuk krijon pengesa për projektet

Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka hedhur akuza ndaj qeverisë se nuk ka fonde për të kryer projektet që prezantojnë në 3D. Komentet kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për këtë bashki, i bëri në një inspektim në zonën e Rrjollit ku u takua me banorë të zonës. Spahia theksoi se Bashkia Shkodër nuk është bërë asnjëherë pengesë për zhvillimin e projekteve.

“Traseja ka degraduar se është hapur në kushte të papërshtatshme. E tregojnë si sukses sikur po përfundon ndërsa ka më shumë se 1 vit që s’punon njeri këtu. Ka mungesë fondesh për rrugën Shëngjin-Velipojë, ashtu siç a për rrugën Shirokë-Zogaj dhe pretendojnë të na mashtrojnë prap me paraqitjen e skemave 3D për hyrjen e Shkodrës sikur do bëjnë mrekulli kur s’kanë lekë për të mbaruar këto që kanë filluar. Nuk e ka pasur asnjë pengesë nga Bashkia. Në kohë rekord i kemi dhënë lejet” – tha Spahia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *