Presidenti i vendit Bajram Begaj do të jetë i pranishëm në kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla.
Ambasadori britanik, Alastair King Smith ka zhvilluar takim në presidencë me Bajram Begajn mëngjesin e sotëm për t’i komunikuar zyrtarisht ftesën.
Kurorëzimi i Mbretit Charles III i Mbretërisë së Bashkuar do të mbahet në datën 6 maj, ndërsa evente do të organizohen edhe në Tiranë.