Luizi flet për natën finale: Do humbas 20 kilogram nga stresi kur..

Edhe katër ditë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother Vip”. Duket se banorët po e presin me emocione të mëdha natën e finales. Së fundmi, Luizi ka biseduar me banorët për 6 majin. Ai tha se në momentin kur moderatorja Arbana Osmani do ketë zarfin në dorë, ai do humbasë 20 kilogramë nga stresi.

Duke folur me Efin, Luizi u shpreh se ka dëshirë të dalë ose i katërti ose fitues dhe se nuk do e donte vendin e dytë. Efi nga ana tjetër i tha Luizit se nëse ai nuk shpallet fitues, nga inati ai nuk do e urojë as fituesin.

Aludimet për fituesin e këtij edicioni kanë qenë të shumta brenda shtëpisë. Të katërt finalistët për një arsye apo një tjetër mendojnë se vetë ata do jenë fitues të këtij edicioni.

Do jetë publiku ai i cili do vulosë përfundimisht se cilin prej 4 finalistëve, do të shpallë fitues të këtij edicioni të dytë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *