Përse personazhet Disney në të shumtën e rasteve nuk e kanë nënën?

Filmat Disney janë padyshim shumë të preferuar nga të gjithë, por e dini të përbashkëtën e tyre? Mungon figura e nënës. Duke përmendur kështu Lilon tek “Lilo dhe Stitch’, Ana dhe Elsa tek “Frozen”, Moana, Aladdin dhe Jasmine tek “Aladdin”, Ariel, Borëbardha, Princesha e fjetur etj, në momentet më të vështira janë të vetëm.

Producenti Don Hahn – i cili ka prodhuar disa nga filmat më të suksesshëm të animuar kohëve të fundit, përfshirë edhe “E bukura dhe bisha” apo “Mbreti Luan” – tha se filmat e Disney-t kanë të bëjnë me rritjet.

“Filmat kanë të bëjnë me atë ditë në jetën tënde kur duhet të pranosh përgjegjësinë. Të rritesh. Simba iku nga shtëpia, por duhej të kthehej.”

Producenti shpjegoi se filmat janë 80-90 minuta dhe është shumë më shpejt që të kesh personazhe që rriten pasi prindërit “zhduken”. Nëna e Bambit vritet, kështu që ai duhet të rritet.

Një tjetër shpjegim Hahn i jep mungesës së figurës së nënës është se vetë krijuesi legjendar, Walt Disney, humbi nënën e tij në një aksident në vitin 1940. Megjithatë ky është vetëm një aludim , pasi arsyeja kryesore mbeten fakti që personazheve të animuar u duhet të rriten më shpejtë, të vendosin për jetën e tyre dhe skenaristët e kaë më të thjeshtë të trajtojnë rrjedhën e ngjarjes.

/ Priza.al

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *