Getinjo flet për ndarjen nga Vivien

Ish-çifti Getinjo dhe Vivien u njohën dhe krijuan marrëdhënien e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova”.

Së fundmi, reperi i njohur Getinjo ka vendosur të flasë për ndarjen e tij nga Vivien Thano. Ai ka vendosur të tregojë ndjesitë e tij pas ndarjes me Vivien, e me këtë rast, ka treguar se pse bëri disa ndryshime në rrjetet sociale.

Getinjo u shpreh se asgjë nuk ka bërë për show dhe ka qenë i dashuruar në Vivien. Në fund tha se ka dashur që të jetë i sinqertë me njerëzit që ka duke thënë shprehjen e famshme, “Hajri e daftë, ski çka bon”.

“Nuk kanë të bëjnë këto veprime me gjërat që kanë ndodhur së fundmi në jetën time private kështu që ato sene kanë ik, unë asnjëherë nuk e fus lidhjen tem personale që e kom me një njeri për show, disa e bëjnë une nuk e boj këtë punë dhe se kam bo kurrë. Ashtu ke tripi, u lidha u kënaqa, u dashurova 100% por i kam disa halle në kokën tem që i di veç unë, këto sene ndodhin në krejt botën. Nuk kisha than me na mundu me pyetje, me intervista se këto sene janë normale, këto sene ndodhin, njeri duhet me jetu i qetë me këto sene. Unë nuk jam mësu me këto sene sepse nuk kam pasur kurrë këso lidhje në rrjetet sociale e dini edhe ju vet që është hera e parë në jetën tem. Për me kan i sinqertë për krejt njerëzit në jetën tem. Hajri e daftë, s’ki çka bon”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *