Sa herë është takuar Olta me Dorin brenda shtëpisë? Përgjigjet regjisori i BBV

Regjisori i spektaklit ‘Big Brother Vip 2’ Eduart Grishaj është pyetur mbrëmjen e sotme lidhur me të gjitha takimet e aluduara që Olta Gixhari ka kryer me bashkëshortin e saj, Dorin brenda shtëpisë. Ai ka deklaruar se një takim i tillë nuk ka ndodhur kurrë.

Megi Pojani: Ky Dori sa herë e ka takuar Oltën te dhoma e rrëfimit.

Eduart Grishaj: Dori nuk e ka takuar Oltën asnjëherë. Dori është bërë legjendë e jashtme e këtij Big Brotheri…

Megi Pojani: S’ka mundësi, t’i mendon se po gënjejnë në Tik Tok?

Eduart Grishaj: Unë nuk kam Tik Tok fare, nuk e di. Por po them ata që kam dëgjuar unë sepse më tha edhe dikush një ditë që ishte zënë edhe me Dorin sepse kishte dalë diku në Tik Tok dhe them tani “sinqerisht, realisht” sikurse thotë edhe njëra, unë kam takuar shumë të afërm të personave që janë konkurrent dhe Dori është një nga djemtë më të edukuar që kam takuar. Djalë i jashtëzakonshëm. E kam takuar nga afër kur ka sjellë çunin që kemi bërë edhe klipin, surprizat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *