Spektakël me 6 gola në Mynih! Gjermania tregon “dhëmbët” ndaj Portugalisë, luzitanët shkaktojnë 2 autogola

Pas humbjes 1-0 me Francën në ndeshjen parë, skuadra e Joakim Lëvit është e dënuar për të fituar ndaj kampionëve të Europës. Për shumë tifozë, ky duket një mision i pa mundur dhe pse disa specialistë mendojnë që ky është momenti i duhur për t’u ringritur.

Në përballjet direkte, këto dy skuadra kanë luajtur 19 herë. Tetë ndeshje miqësore, nga të cilat 5 i ka fituar Gjermania, 1 Portugalia dhe 1 ndeshje është ndarë në barazim.

Për Botëror nga gjashtë ndeshje të luajtura, 3 kanë shkuar në favor të gjermanëve, 1 për luzitanët dhe 2 ndeshje janë ndarë në barazim. Në Europian regjistrohen 4 takime, 2 të fituara nga “Pancerat” dhe 1 nga portugezët. Një ndeshje është ndarë në barazim.

Në ndeshje shënuan Kristiano Ronaldo 15′ , Zhota 67′ / Ruben Diaz 35′ (autogol), Guerrero 39′  (autogol) , Haverc 50′, Gosens 60′  

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *