Shijoni rrezet e diellit, temperatura deri në 35 gradë! Parashikimi i motit për sot

Mbetemi edhe ditën e diel në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë mot të kthjellët dhe relativisht të nxehtë.

Sipas MeteoAlb, mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër territor, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat përgjatë kufirit lindor por pa mundur të gjenerojnë reshje.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale por rriten temperaturat e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 12°C mëngjesi deri në 35°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Verior-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *