“Eureka” në kërkim të mafias në Europë, 30 të arrestuar në Gjermani

 

Një operacion i madh policor që synon mafien kalabreze, Ndrangetta, filloi sot në vendet europiane, përfshirë Gjermaninë.

Qindra oficerë policie gjermane ndërhynë në gjashtë rajone gjermane si pjesë e një “operacioni europian në shkallë të gjerë” që synon “drejtuesit dhe anëtarët e Ndrangetta”, thanë në një deklaratë prokurorët rajonalë, përfshirë Mynihun.

Operacione policore u kryen gjithashtu në Belgjikë, Francë, Itali, Portugali dhe Spanjë. Ndrangheta është e vendosur në rajonin jugor italian të Kalabrisë dhe ka mbështetur Cosa Nostra për t’u bërë organizata më e fuqishme mafioze në Itali dhe një nga rrjetet kriminale më të gjera në botë.

Sipas njoftimit të autoriteteve gjyqësore gjermane, të dyshuarit akuzohen për pastrim parash, evazion fiskal, mashtrim dhe kontrabandë droge.

Në Gjermani, u kryen më shumë se 100 hetime dhe u ekzekutuan rreth tridhjetë urdhër-arreste, nga të cilat katër ishin europiane, sipas autoriteteve në shtetet e Bavarisë, North Rhine-Ëestfalia, Rheinland-Pfalz dhe Saarland.

Policia bavareze tha se arrestimet ishin rezultat i hetimeve të quajtura “Operacioni Eureka” që zgjatën më shumë se tre vjet.

Sipas të njëjtit burim, hetuesit italianë dhe belgë besojnë se organizata kriminale ka kontrabanduar pothuajse 25 ton kokainë midis tetorit 2019 dhe janarit 2022 dhe ka kanalizuar më shumë se 22 milionë euro nga Kalabria në Belgjikë, Holandë dhe Amerikën e Jugut.

Të arrestuarit përfshinin katër persona në Bavari, 15 në North Rhine-Ëestphalia dhe 10 në shtetin jugperëndimor gjerman të Rheinland-Pfalz, ndërsa policia sekuestroi prova nga dhjetëra vende, duke përfshirë shtëpi dhe zyra.

Dy të dyshuar janë arrestuar në Itali. Policia nuk i bëri të ditur emrat e tyre dhe vetëm njoftoi se njëri është 47 vjeç dhe tjetri 25. Sipas mediave gjermane MDR dhe FAZ, më shumë se 100 urdhër-arreste do të ekzekutohen sot në vende të ndryshme.

Prokurorët gjermanë njoftuan se do të mbajnë një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *