Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim elektoral në Mat. Gjatë fjalës së tij ai u bëri thirrje qytetarëve të mos votojnë kundërshtarët politikë, teksa përsëriti thirrjen për gratë që kanë burrat demokratë. Rama u shpreh se ‘duhet t’i marrin më 14 maj vetëm përpara, por nëse kanë burra që ‘nuk mbushin’, t’i mbyllin në shtëpi ditën e zgjedhjeve’.
“Edhe gratë që i kanë burrat djathtas, nxitini që ti marrim me vete përpara me 14 maj. Sepse ka shumë rëndësi. Un e them gjithmonë, bashkia është grua, qeveria është burrë. Bashkia është njësoj si gruaja në shpi. Imagjino ju gra sikur të ikni një muaj ju dhe t’ia leni burrit gjitha punët se ca gjeni kur ktheheni. Ikni nga mati gjitha gratë, shihni ca bëhet këtu. Do e gjeni Matin më mjekër më të gjatë se unë. Do i gjeni burrat rrugëve që s’do dinë më ku e kanë shpinë. Kështu është edhe bashkia, bashkia është nikoqirja e të gjithë komunitet. Amant të gjitha gratë e këtyre demokratëve edhe kur kanë ndonjë burrë që s’mbush s’mbush s’mbush, bindini gruan ta mbylli në shtëpi me 14 maj. Ta mbylli në shtëpi se se është edhe një turp i madh shumë, i djathtë që nuk mbush edhe niset e shkon atje të fleta e votimit, bashkë fitojmë, like florit” – tha Rama.