Masakra në shkollë/ Ministria e Brendshme Serbe: 9 viktima dhe 7 të plagosur

Ministria e Brendshme e Serbisë ka reaguar zyrtarisht në lidhje me masakrën e ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë në Beograd. Bëhet me dije se nga të shtënat me armë të ndodhura në ambientin e shkollës nga një 14-vjeçar kanë humbur jetën 8 nxënës dhe roja i shkollës “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, dhe janë të plagosur 6 të tjerë dhe mësuesi i historisë. Të plagosurit ndodhen në Tiršova, ku po marrin dhe ndihmën mjekësore.

Sakaq, është vënë në pranga edhe adoleshenti që shkaktoi këtë ngjarje të rëndë. Të gjitha forcat e policisë janë ende në terren dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanave që çuan në këtë tragjedi.

Beograd,nxënësi vret rojën dhe plagosë pesë fëmijë të tjerë


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *