Pogradec/ E qëlloi në kokë me dorezë hekuri, në pranga 30-vjeçari

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit, pasi akuzohet se ka dhunuar një 30-vjeçar. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 5 në Pogradec.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet I. T., banues në Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur në kokë me një përforcuese grushti, një 30-vjeçar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *