Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur ditën e sotme heqjen e të gjithë posterave elektoralë që nuk përmbajnë shënimin “prodhuar në përgjegjësinë ligjore të X subjekti”. Numri një i KQZ-së bëri me dije se do të urdhërohen policia bashkiake dhe e shtetit për të ndërmarrë aksione për heqjen e këtyre posterave.
Celibashi: “Do të udhërojmë të hiqen të gjitha materialet propagandistike të kujtdo subjekti ligjor, pa marrë parasysh se cilën, të cilat nuk përmbajnë shënim prodhuar në përgjegjësinë ligjore të.. dhe emrin e subjektit. Do të urdhërohet policia bashkiake dhe ajo e shtetit për t’i hequr menjëherë. Kjo vlen për të 61 bashkitë dhe për të gjitha subjektet, deri në orën 24;00 të ditës së premte do duhet të marrim një informacion nga policia në lidhje me zbatimin e këtij vendimi.”