“U shtriva mbi shokët e vrarë” Dëshmia rrëqethëse e vajzës që i shpëtoi masakrës në Beograd

Një nxënëse në shkollës “Vladislav Ribnikar” ka treguar se si i mbijetoi të shtënave me armë ku mbetën të vrarë 9 persona. Dëshmitarja ka rrëfyer për mediat serbe se iu desh të shtrihej sipër miqve të saj të vrarë, në mënyrë që autori të mendonte se dhe ajo kishte vdekur.

Nxënësja tregoi se autori (nxënës i shkollës) është futur në klasë dhe ka sulmuar mësuesen e historisë, më pas është kthyer nga shokët dhe ka filluar të gjuajë pa pushim.

“U shtriva mbi shokët e vrarë të klasë që të mendonte se kisha vdekur. Ai filloi të qëllonte, qëlloi të parën mësuesen e historisë dhe më pas ka vazhduar pa pushim të qëllojë, ai vrau dy miqtë e mi. Unë u shtriva sipër tyre që të mendonte se edhe unë isha e vdekur. ai doli nga klasa të shtënat vazhdonin të dëgjoheshin sepse ai godiste edhe në korridore. kur u ngrita pash se shokët e mi kishin vdekur”,-tha vajza e cila ishte në klasë kur 14-vjeçari nisi sulmin.

Masakra në shkollë/ Ministria e Brendshme Serbe: 9 viktima dhe 7 të plagosur


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *