Ditën e sotme një ngjarje rëndë ndodhi në një shkollë fillore në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.
Një nxënës i klasës së shtëtë ka hapur zjarri ndaj bashkëmoshatarëve të tij, duke shkaktuar 9 viktima dhe 7 të plagosur.
Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, nëpërmjet një postimi në Twitter, ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili shkruan se është jashtëzakonisht e trishtueshme të dëgjosh për këtë ngjarje, teksa ngushëllon familjet e viktimave,popullin serb dhe autoritet, si edhe i uron shërim të shpejtë të plagosurve.
Postimi i Ramës:
Është jashtëzakonisht e trishtueshme të dëgjosh për të shtënat e sotme pa dallim në një shkollë të Beogradit ?Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjet e viktimave, si dhe për popullin dhe autoritetet serbe. I uroj shërim të shpejtë të plagosurve në këtë ngjarje tragjike!