30-vjeçarja nga Berati largohet pa lënë gjurmë, familja kërkon ndihmën e qytetarëve

Ditën e djeshme, një 30-vjeçare nga Berati, Mimoza Arapi ka humbur kontaktet me familjen e saj më datë 2 maj rreth orës 8 të mëngjesit. Në momentin që është larguar nga banesa në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat, nëna e tre fëmijëve ka qenë e qetë. Ajo kishte veshur rroba të zeza dhe një jelek në po të njëjtën ngjyrë.

Në momentin e largimit nga shtëpia ka qenë prezent djali i saj 8-vjeçar, të cilit i ka thënë se do të shkonte të bënte një vizitë për sytë, por nuk u kthye më. Familja ka bërë një denoncim në policinë e Beratit ndërsa kërkon ndihmën e qytetarëve për të rënë në gjurmët e saj.

Numri i familjes: +355 69 424 3810

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *