BSH s’ndryshon normën bazë të interesit për kreditë, Sejko: Nuk mund të ndërhyjmë në kursin e këmbimit

Ai ka deklaruar se prodhimi i brendshëm bruto pësoi rritje, ndërsa rënia e inflacionit pasqyroi rënien e inflacionit të ndikuar nga partnerët.

Norma bazë e interesit për kreditë nuk do të ndryshojë, duke mbetur në nivelin 3%. Kështu u shpreh guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të këtij institucioni. Mes të tjerash Sejko tha se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet dhe se inflacioni do shënojë rënie të vazhdueshme në vijim, duke u kthyer në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024.

Rritja e pagave dhe punësimit ka zbutur ndikimin e rritjes së çmimit në ekonomitë familjare. Normat e interesit kanë pësuar ndryshim nga 0.5 përqind në 3 përqind deri në muajin mars, normë të cilën kemi marrë vendimin të mos ta ndryshojmë. Normat e depozitave e kredive kanë ardhur në rritje. Pritet rënie e inflacionin në gjysmën e parë të 2024, çka do të pasqyrojë atë që do të ndodhë në tregjet ndërkombëtare”, ka deklaruar Sejko.

Sakaq, Sejko u shpreh se ka një kërkesë e lartë për mallra dhe shërbime, ndërsa vitin e kaluar kishte një rritje ekonomike që u pasqyrua edhe në sektorin e ndërtimit. Rritja e ekonomike, sipas tij është ushqyer nga rritje e konsumit familjar, ndërsa pritet vijim i këtyre trendëve edhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *