Dafina Zeqiri kopjon Rita Orën? Shfaqet me të njëjtin detaj

Rita Ora ishte një nga këngëtaret që mori vëmendje në ‘Met Gala’ 2023. Artistja me famë ndërkombëtare, ishte e veshur me një fustan të zi të tejdukshëm, ndërsa bashkëshorti i saj, Waititi, me një kombinim kostumi ngjyrë hiri.

Rita e kompletoi pamjen me bizhuteri Buccellati me vlerë 90 mijë dollarë, duke përfshirë byzylyk me perla. Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishin thonjtë e saj të gjatë, si zinxhir.

Dy ditë pas ceremonisë së njohur të modës ‘Met Gala 2023’, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është shfaqur me të njëjtin ‘look’. Ajo ka postuar një foto ku shihen thonjtë e saj të gjatë, me një zinxhir, që në të vërtetë nuk është aq sa i Ritës, por ideja është njësoj.

Nuk dimë të themi nëse Dafina donte një pamje si Rita, apo është inspirim për klipin e ri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *