“Më kërcënuan…”/ Kapet në fermë kanabisi, burg për të riun shqiptar në Britani (EMRI)

Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar me 7 muaj burg, pasi u kap në një fermë kanabisi në Britani.

Bëhet fjalë për Ismail Tota, i cili punonte si ‘ujitës i bimëve’ në një fermë kanabisi. Mediat e huaja shkruajnë se Tota ishte rekrutuar nga dy shqiptarë të tjerë. Gjatë kontrollit fizik në ambient, policia gjeti dhe sekuestroi 63 bimë kanabisi me vlerë mbi 256 mijë paund.

Gjatë seancës gjyqësore Tota u shpreh se “U kisha para borxh dhe u kërcënova nga dy burra se mund të lëndonin familjen time në Shqipëri. Para katër javësh kam ardhur në Britani dhe nuk kisha ku qëndroja. Nuk e dija që ishte drogë, më thanë vetëm që do ujisja bimët”.

Mediat e huaja shkruajnë se i riu ishte viktimë e mundshme e skllavërisë moderne dhe u dënua me 7 muaj burg, ku më pas do dëbohet për në Shqipëri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *