Të gjithë e dijmë se është e pamundur të kuptojmë gjithçka rreth dikujt që herën e parë që e takojmë. Në përpjekjen që bëjmë për të njohur dikë më mirë, mund të na ndihmojnë disa elementë, por që nuk na japin menjëherë shumë informacion për personalitetin e tjetrit.
Nëse doni të kuptoni personalitetin dhe karakterin e një personi, ka një pyetje që sipas hulumtimeve, mund të zbulojë shumë për ju.
Thjesht pyesni personin përballë jush se çfarë mendon ai për dikë tjetër.
Sipas një studimi nga Universiteti i Nebraskës, njerëzit shohin karakteristikat tona tek të tjerët. Kështu, një personazh egoist do të dallojë elementë të ngjashëm në një tjetër, ndërsa një i sjellshëm do të shohë karakteristika më të buta dhe më të qeta.