Kreu i Rithemelimit Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ai po regjistron gjithçka dhe është i përgatitur me prova implikuese për kryeministrin Rama. Sipas Berishës, kreu i qeverisë ka sjellë banda nga Dubai për zgjedhjet e 14 majit.
“Unë po bëj fushatën dhe po regjistroj gjithçka. Sigurisht që do i denoncoj. A e morët vesh që erdhën nga Dubai? Po regjistrojmë çdo gjë, për këtë të garantoj. I sollën bandat për zgjedhjet, do i fotografojmë. Për zgjedhjet i sollën, s’ka diskutim ajo punë. I mori, i nxori nga burgjet para zgjedhjeve, janë të gjitha të regjistruara. Iu them që angazhimi i tyre në fushatë elektorale do të konsiderohet nga ne krimi më i rëndë dhe është absolutisht më i rëndë se çdo krim tjetër” – deklaroi Berisha./EuroNews Albania