Një aksident është regjistruar në lagjen 10 korriku në Vlorë mëngjesin e kësaj të enjteje. Një automjet është përplasur me koshin e plehrave dhe me një pemë dhe është kthyer përmbys.
Drejtuesi i mjetit është dëmtuar dhe është dërguar me urgjencë në spital. Shkak i aksidentit mendohet të jetë shpejtësia në lëvizje.
Sipas informacioneve, dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me pemën.