29-vjeçari Endrit Sinaj ka humbur jetën pasi u qëllua me armë zjarri në Spanjë.
I riu shqiptar u qëllua me plumb në bark më 23 prill, por si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital në Trueta de Girona.
Endrit Sinaj është emër i njohur nga autoritetet shqiptare, por edhe spanjolle, pasi rezulton i arrestuar për drogë në Spanjë si dhe për grabitje me dhunë në Shqipëri.
Sipas mediave spanjolle, viktima kishte vetëm pak ditë që ishte liruar nga burgu, pasi ishte arrestuar bashkë me një bashkatdhetar në kuadër të një operacioni të lidhur me trafikun e marijuanës me qendër në Marbella.