Një sherr i rrallë ka ndodhur mes shtatë vajzave të mitura në Athinë.
Vajzat kishin lënë një takim dhe më pas kanë debatuar për të dashurit, shkruajnë mediat e vendit fqinj.
Sherri agravoi deri në përdorimin e thikave nga ana e adoleshenteve.
Mes personave të përfshirë në konflikt ishte edhe një 15-vjeçare shqiptare, e cila plagosi dy “rivale”.
Për pasojë, ajo u arrestua nga policia. Sipas informacioneve, një vajzë është plagosur në këmbë, ndërsa tjetra është plagosur më rëndë në bark.
Gjithashtu njëra është në gjendje të rëndë për jetën në spital.