Të izoluar në Gjirin e Gramës; shpëtohen turistët gjermanë, njëri prej tyre…

Dy turistë gjermanë të cilët kishin mbetur të bllokuar në Gjirin e Gramës janë shpëtuar. Ata kishin ngecur në një terret të thepisur. Policia ka bërë me dije se njëri prej tyre ishte kafshuar nga një qen, por tashme janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Kishin mbetur të izoluar në një terren të vështirë, për shkak të thepisjes, në Gjirin e Gramës, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum dhe ato të Delta Forcës, në bashkëpunim me shërbimet e Urgjencës, iu vijnë në ndihmë 2 turistëve gjermanë.

Kërkimet disaorëshe gjatë mesnatës dhe transportimi me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, finalizuan me sukses angazhimin e shërbimeve për të ndihmuar këta 2 turistë.

Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Urgjencës Kombëtare kanë njoftuar sallën operative Vlorë, se për shkak të terrenit të thepisur, 2 turistë gjermanë kishin mbetur të izoluar në Gjirin e Gramës dhe se njëri prej tyre ishte kafshuar nga një qen.

Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum dhe ato të Delta Forcës kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë 2 turistëve. Pas disa orësh kërkimi, në kushtet e errësirës, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e 2 turistëve të cilët gjatë eksplorimit, kishin mbetur të izoluar në Gjirin e Gramës, për shkak të terrenit të thepisur të zonës.

Pas lokalizimit dhe gjetjes, të 2 turistët janë transportuar me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, me qëllim ofrimin sa më të shpejtë të asistencës mjekësore.

Të dy turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët gjermanë kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar për t’iu ardhur në ndihmë, turistëve që vizitojnë Vlorën dhe gjithë Shqipërinë

DVP Vlorë fton qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *