Italia sot pret Uellsin në Romë, Mancini nuk e diskuton fitoren por ka një ‘hall’…

Pa asnjë llogari dhe aq më pak “bistoka”, por sigurisht është koha e duhur për të bërë pak rotacion në skuadër. Italia vjen e qetë dhe shumë e qartë në këtë sfidë të fundit në fazën e grupeve, ku në Romë i sfidon Uellsi me mbi 600 tifozë.

Me një biletë të siguruar për në fazën e 1/8 pikëpyetja e vetme është me kë do të përballen rrugës “azzurrët”?

Në këtë rrugëtim fati mund ti vendos përballë favoritëve si Franca apo Belgjika, por dhe ky ishte një diskutim i hershëm pasi askush më shumë se sa Italia nuk shihet si favoritë, janë thjeshtë ekipi më perfekt në këtë “Euro2020”, një arsye e fortë për të mos pasur frikë askënd dhe nuk kanë asnjë arsye për të bërë llogari, ky është një turne që dëshirojnë ti shkojnë deri në fund.

Mancini ka në dispozicion një armatë të vërtetë, një grup fantastik ku në sytë e tij ka 26 titullarë të gatshëm, për këtë arsye ndaj Uellsit rotacioni është jetik dhe i pashmangshëm, por pa humbur ekuilibrat dhe dëshirën për të fituar:

“Luhet vetëm për të fituar, ky është parimi ynë dhe do ti qëndrojmë besnik. Ata janë një skuadër që është në nivele të larta, janë britanike dhe janë shumë të fortë, kanë edhe katër pikë, kjo është një sfidë e vështirë por ne futemi në fushë vetëm për të fituar.

Ne ekipi më i bukur në Euro2020? Pa diskutim, jemi djem shumë simpatikë dhe na bëhet qejfi që flitet kështu për ne”,- u shpreh me batutë Roberto Mancini në konferencë për shtyp.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *