“Është kokrra e legenit”/ Iliri mbron Luizin, ja përgjigjia që i dha Efit

Dy finalistët e “Big Brother Vip 1” Ilir dhe Donaldi, darkuan mbrëmjen e djeshme me finalistët e “Big Brother Vip 2”. Nuk munguan ngacmimet dhe batutat mes tyre.

Teksa Donald Veshaj po pyeste Luiz Ejllin dhe Efi Dhedhes se çfarë raporti kanë tani me njëri-tjetrin, Efi thotë për këngëtarin se ‘është kokrra e legenit’.

Nga ana tjetër, Luizi vendosi që të mos i përgjigjej kësaj pyetje, pasi tha se i është bërë te dhoma e rrëfimit dhe mund të dalë gjatë ‘Prime’-t të finales së madhe që do të mbahet më 6 maj.

Por këtu ndërhyri Ilir Shaqiri dhe i dha një përgjigje epike Efit. Ai i kujtoi asaj natën kur ajo kishte pirë dhe Luizi i ka qëndruar pranë në çdo moment.

“Ndoshta ai mund të jetë kokrra e legenit, po ama kokën ta mbajti ai te lavamani kur ishe keq”,- tha Iliri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *