Kënga e familjes Kelmendi, jehonë në mediat ndërkombëtare, BBC: Mesazh mbreslënës

Pak ditë na ndajnë nga magjia e Festivalit Europian të këngës, Eurosong 2023, ku do të performojnë 37 shtete, mes tyre edhe Shqipëria, e cila këtë vit përfaqësohet me këngën ‘Duje’, kënduar nga Albina dhe Familja Kelmendi.

Duke qenë Festivali më i rëndësishëm i Këngës në Europë, momentalisht është edhe më i komentuari nga mediat prestigjioze botërore.

Së fundmi, korrespondenti i muzikës në BBC, Mark Savage, ka komentuar të gjitha këngët dhe artistët pjesëmarrës në Eurosong 2023, me tyre edhe këngën përfaqësuese të Shqipërisë, për të cilën shprehet:

“Teatrale dhe dramatike, hyrja e Shqipërisë mbart një mesazh të fortë për ndikimin e divorcit tek fëmijët. Vokali mbresëlënës dhe harmonitë ballkanike ndërtohen në një kor tërheqës, me Albinën e bashkuar në skenë nga pesë anëtarë të familjes së saj, duke përfshirë mamin dhe babin. Ajo zhurmë shkuljeje është zhurma e Albinës që të tërheq telat e zemrës”.

Konkursi i 67-të i këngës në Eurovizion do të mbahet këtë vit në Liverpool të Britanisë së Madhe. Gjysmëfinalja do të jetë në datat 9 dhe 11 Maj, ndërsa nata finale në 13 Maj.

Sipas shortit të zhvilluar disa javë më parë, këngëtarja shqiptare Albina Kelmendi, së bashku me familjen e saj do të performojnë në gjysmëfinalen e dytë të Festivalit Europian të Këngës, më 11 Maj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *