Arrestohet në qendër të Selanikut shqiptari për shpërndarje droge. Në rrjetat e EL.AS ra pasditen e së enjtes një 28-vjeçar shqiptar.
I riu ndodhej në qendër të Selanikut dhe gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij u gjetën dhe u konfiskuan, një sasi heroine, pesha totale 68.2 gram, sasi kanabis të papërpunuar, me peshë totale 962 gram, 1 peshore elektronike precize.
Gjithashtu u sekuestrua edhe shuma prej 180 eurosh si të ardhura nga trafiku i drogës. I arrestuari me dosjen e ngritur në ngarkim të tij do të dërgohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë Selanik.