Pas më shumë se 5 ditësh qetësi në shtëpi, Luizi dhe Dea debatuan me njëri-tjetrin, duke përmendur situatat e mëparshme kur ata kanë ofenduar njëri-tjetrin.
Luizi tha se ai ka folur gjithë kohën në kuadër të lojës, pasi nuk është i njëjtë jashtë shtëpisë. Deamishel i rikujtoi një moment kur ai u shpreh se ‘do ta zhgarraviste’ dhe u shpreh se kjo nuk ishtë në kuadër të lojës.
Ajo e këshilloi Luizin të konsultohet me një psikolog, në mënyrë që të kontrolljë shpërthimet dhe nervat e tij.
Ndonëse Luizi ka përsëritur gjithë kohën faktin që ai situatat dhe ofendimet i ka për lojë, kjo gjë nuk e ka bindur aspak Dean, e cila i ka thënë se nuk e ka besuar në asnjë moment.