A do të shtyhet vendimi për rritjen e pagave? Ja se çfarë thotë Rama

Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur spekulimeve se rritja e rrogave për punonjësit e administratës nuk do hyjë në fuqi brenda muajit prill, tha se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Ai u shpreh se nuk ka patur asnjë shtyrje të vendimit dhe ashtu siç ka qenë planifikuar, ligji për rritjen e pagave do të hyjë në fuqi për muajin prill. Por ai shtoi se ligji është në Kuvend, ku ka një debat mbi rritjen e rrogave pasi deputetët kërkojnë që rritja fillimisht të bëhet për ta.

“Kanë dalë tani dhe thonë e shtyu Edi Rama ngritjen e pagave. Nuk kam shtyrë gjë unë fare. E para njëherë, ne pagat e mjekëve, të mësuesve, të punonjësve të sigurisë janë rritur dhe të prillit ata i marrin tani në fillim të majit, sic ndahen e dyta unë kap patur një debat sepse për gjithë rritjen e pagave të tjera duhet të bëhet ligji në parlament. Unë kam patur një debat Ligji është parlament. Qeverisë dhe deputetëve duhet t’i rriten pagat të fundit fare, dmth vitin tjetër kur të mbarojë rritja për të gjithë edhe deputeteve dhe qeverisë le ti rriten pagat dhe është bllokuar për disa javë kjo punë se duhet të më bindin mua. Ama të gjithë duhet ta dinë se edhe nëse rritja e pagave bëhet në maj edhe nëse rritja e pagave bëhet në qershor, të gjithë pagat do ti marrin megjithë prillin megjithë majin”, theksoi Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *