Rama ‘shfrenon fjalorin’ në Kukës: Demokratët 2 gishtat në gojë, PD kashtë e ***

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim elektoral në qytetin e Kukësit. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë ka deklaruar se demokratët rrinë me dy gishtat në gojë për 4 vite deri sa të vijnë zgjedhjet e tjera dhe më pas bërtasin sërish ‘Liri demokraci’.

“Ata janë gati të fillojnë të ndërtojnë kioska këtu te stadiumi. Jepjani votën, provojeni. Aty kioska se duhet të shesë qofte xhaja, duhet të vijë të bëjë byrekë nusja e xhajës, do dalë të shesë rroba vëllai i kunatit që është në Angli, do vijë tjetri atje, e bëjnë ata komplet. Dhe demokratët dy gishtat në gojë 4 vjet, sa të vijnë zgjedhjet e tjera dhe prapë “Liri demokraci”, tha Rama.

Gjithashtu, ai u shpreh se Partia Demokratike është degjeneruar, aq sa është bërë kashtë e k**e.

“Si mund të arrijë të degjenerojë PD deri në këtë pikë, të bëhet kashtë e ko*e, njëri thotë jam unë i vërteti, tjetri thotë jam unë i vërteti, tjetri thotë unë jam i treti i vërteti,” tha Rama.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *