Myku në shtëpinë tuaj mund të shkaktojë alergji, helmim ose infeksione patogjene. Simptomat më të shpeshta të lidhura me mykun, janë alergjitë dhe astma. Ekspozimi ndaj mykut mund të shoqërohet njëkohësisht me ekspozimin ndaj mikrobeve ose baktereve, të cilat mund të shkaktojnë probleme më vete, ose mund të përkeqësojnë sëmundjet ekzistuese.
Studime të ndryshme kanë zbuluar lidhje të mundshme midis simptomave të mëposhtme dhe ekspozimit ndaj mykut. Lagështira krijon probleme me frymëmarrjen dhe mushkëritë. Kollitja, rrjedhja e hundëve, ethet shoqërohen zakonisht me ekspozimin e mykut të të gjitha llojeve.
Një studim i vitit 2013 zbuloi se 93% e personave me lodhje kronike rezultuan pozitivë për praninë e mykut në organizëm. Të vjellat, diarreja dhe dhimbjet e barkut janë simptoma të problemeve me tretjen, që lidhen edhe me ekspozimin ndaj ambienteve me prani të mykut.