“1 mln euro ose…” Shqiptari dhe dy grekë rrëmbejnë biznesmenin në Spanjë! Ja si u zbuluan

Një shtetas shqiptar dhe dy grekë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle pasi morën peng një biznesmen të huaj. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, në Benalmádena, Kosta del Sol, kur tre personat dërguan një foto të biznesmenit, të cilit i kishin drejtuar pistoletën në kokë.

Fotoja iu dërgua një miku të tij në Hungari, ku i kërkohej 1 milion euro në këmbim të lirimit. Brenda pesë orësh, hetuesit arritën të lironin personin dhe të arrestonin autorët e dyshuar.

Për shkak të mungesës së vigjilencës nga rrëmbyesit, biznesmeni ka mundur të dërgojë një fotografi të bërë nga dritarja e vendit ku ai po mbahej. Fotoja më vonë i lejoi hetuesit të gjenin vendndodhjen e biznesmenit.

Policia gjeti në pronën ku mbahej biznesmeni dy armë zjarri, një prej tyre me silenciator.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *