“Nuk u bë dot polic se ishte ‘këmbëshkurtër’”/ Historia e futbollistit gjerman Gosens që është bërë ‘heroi i ditës’

“Plani fillestar ishte të bëhesha oficer policie, ashtu si gjyshi im”. Por aplikimi i tij nuk u pranua sepse këmbët e tij kishin gjatësi të ndryshme. Tani këto këmbë janë në shënjestër të të gjitha kamerave”,- shkruan “ARD”.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar. Ishte një mbrëmje e paharrueshme për mua, në çdo kuptim”,- tha Robin Gosens, 26 vjeç, pasi u shpall lojtari i ndeshjes pas fitores së Gjermanisë 4-2 ndaj Portugalisë në Kampionatin Evropian.

Për një orë (doli nga fusha e lojës në minutën e 63-të për shkak të një dëmtimi të lehtë), Gosens luajti një ndeshje perfekte, duke kënaqur zemrat e mijëra tifozëve gjerman.

Mbrojtësi i majtë ishte i pandalshëm, protagonist tek autogoli i portugezëve, asistoi për Kai Haverz, dhe shënoi me kokë golin e katërt për ekipin e tij.

Image

“ARD” e quajti Gosens” një lojtar i munguar për panzerat”, duke iu referuar luftës së Gjermanisë me mbrojtësit, veçanërisht në të majtë.

Gosens ndoqi një rrugë që ndiqet rrallë – si bir i një holandezi dhe një gjermaneje, ai u rrit në Emerich në Rhein, pranë kufirit Hollandez.

Në moshën 18 vjeçare, Robin luante ende futboll amator, kur u pa aksidentalisht nga një skaut i holandezëve të Vitesse-s.

Ai luajti edhe për Dodrecht dhe Heracles, dhe më pas për pak më shumë se një milion euro në 2017 u transferua te Atalanta, ku ishte një nga mbrojtësit më të rrezikshëm për kundërshtarët.

Image

“Plani fillestar ishte të bëhesha oficer policie, ashtu si gjyshi im”.  Por aplikimi i tij nuk u pranua sepse këmbët e tij kishin gjatësi të ndryshme. Tani këto këmbë në shënjestër të të gjitha kamerave “,- shkruan portali ARD. “Përveç karrierës në futboll, Robin studioi psikologji. Teksa shumë shok të ekipit kombëtar gjerman luajnë PlayStation , Goosens lexon libra”.

Portali t-online shkruan se Goosens është” lloji i futbollistit që Gjermania ka dëshiruar. Është këtu tani. “List Welt shkon një hap më tej, duke shkruar se Gosens mishëron” atë që shumë tifozëve u mungonte edhe jashtë fushe”.

Image

Tabloid “Bild” kontaktin e parë me trajnerin Joachim Low. Ishte një SMS: “Përshëndetje, Robin. Jam Joachim Low. Kam marrë një telefonatë nga agjenti juaj. Unë do të doja t’ju telefonoja në ditët në vijim. Kur keni kohë? Mirupafshim. ”

E përditshmja “Tagesspiegel” shkruan se Kampionati Evropian mund të ndikoi në karrierën e Gossen. Edhe para fillimit, kishte zëra se shumë klube ishin të interesuara për të- nga Atletico Madrid, Leicester dhe Juventus te Hertha dhe Bayer Leverkusen. Babai i tij, i cili e këshillon, tha se Gossens nuk duhet të shqetësohen nga këto gjëra gjatë turneut.

Image

Portali “Sportbuzzer” komenton vendimin e Joachim Low, i cili “guxoi” të hidhte të njëjtën 11-she në fushë kundër Portugalisë si kundër Francës. Kjo është arsyeja pse shumë analistë e kanë shpallur Low “të çmendur”.

Image

Image

Image

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *