Rënia e euros në nivele më të ulëta historike, duke iu afruar 110 lekëve ka shqetësuar së tepërmi eksportuesit, që faturimet i kanë në euro, por i konvertojnë të ardhurat në lekë, çka po u sjell humbje të konsiderueshme. Vetëm për tremujorin e parë të vitit, eksportuesit raportuan se humbjet e sektorit fason për 3 mujorin eparë ishin 45 milionë euro.
Më herët, shoqata e eksportuesve i dërgoi një shkresë Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë, ku kërkonte që të hetoheshin shkaqet e rënies dhe të ndërhyhej për normalizimin e situatës.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, u ka kthyer përgjigje zyrtarisht eksportuesve, në një shkresë ku në dijeni është vënë në dijeni dhe ministrja e financave Delina Ibrahimaj. Ndërkohë, një përfaqësi e eksportuesve do të zhvillojë një takim në Bankën e Shqipërisë për këtë çështje.
Në shkresën zyrtare, që “Monitor” e disponon, Banka e Shqipërisë thotë se Banka ka adoptuar dhe zbatuar prej kohësh një regjim fleksibël të kursit të këmbimit.Banka theksoi se tregu valutor ka funksionuar normalisht gjatë dy viteve të fundit, duke mos shfaqur çrregullime apo fenomene spekulative. Kjo sugjeron se forcimi i kursit të këmbimit të lekut është një fenomen i përcaktuar nga ekonomia reale dhe jo nga tregu financiar.
Sipas Bankës, forcimi i kursit duket së eshtë — në tëresi — një Shenjë e progresit te bërë nga ekonomia shqiptare ne drejtim të rritjes së bazës dhe vellimit të eksporteve, dhe jo premise e dëmtimit të konkurrueshmërise se tyre.
Banka e Shqipërisë gjykon se forcimi i kursit te këmbimit ka pasur një efekt tëresor pozitiv për ekonomine shqiptare
Përgjigja e plotë e Bankës së Shqipërisë:
Banka e Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje shqetësimet e ngritura nga ju lidhur me forcimin e kursit të këmbimit të lekut ndaj monedhës euro gjatë muajve të fundit, të shprehura edhe në shkresën tuaj të datës 27.04.2023, nëpërmjet së cilës ju kërkoni një analizë të detajuar të faktorëve të forcimit të kursit të këmbimit të lekut, të ndikimit të këtij forcimi në ekonomi, si dhe informacion mbi mundësitë e ndërhyrjes së autoriteteve publike.
Sa më sipër, më lejoni fillimisht të theksoj se Banka e Shqipërisë ka adoptuar dhe zbatuar prej kohësh një regjim fleksibël të kursit të këmbimit. Megjithatë, Banka e Shqipërisë i kushton një vëmendje të veęantë ecurisë së kursit të këmbimit, nisur nga pozicioni i Shqipërisë si një ekonomi e vogël dhe e hapur dhe me një nivel relativisht të lartë euroizimi të tregjeve financiare. Këto premisa bëjnë që niveli dhe dinamika e kursit të këmbimit të ketë një rol të rëndësishëm në ecurinë e ęmimeve dhe të aktivitetit ekonomik, si dhe në qëndrueshmërinë e balancave kryesore ekonomike, monetare edhe financiare të vendit.
Sa më sipër, më lejoni të përmbledh shkurtimisht konkluzionin e analizave tona, duke iu përgjigjur edhe ęështjeve e shqetësimeve të ngritura në letrën tuaj.
Mbi faktorët pas mbiçmimit të kursit të këmbimit
Kursi i këmbimit të lekut ndaj monedhes evropiane ka pasur nje tendencë mbiçmuese, të nisur që prej vitit 2015, të frenuar përkohësisht gjate periudhës së pandemisë (2020-2021), dhe të vijuar me tej gjatë vitit 2022 e 2023.
Sikundër kemi thënë dhe më pare, në gjykimin tonë, ky trend forcues pasqyron permiresimet strukturore të ekonomisë dhe të tregjeve financiare shqiptare, të shfaqura këto në forcimin e pozicionit te jashtëm të ekonomisë dhe në rritjen e besimit të publikut në monedhën tone kombëtare.
Më konkretisht, bazuar ne informacionin e disponuar, analizat tona sugjerojnë se trendi forcues i lekut pasqyron rritjen e shpejte të prurjeve valutore në ekonominë tonë. Duke iu kthyer zhvillimeve me të fundit, dëshiroj të sjell ne vëmendjen tuaj faktin se Bilanci i Pagesave të Shqipërisë ka ardhur në përmirësim gjatë vitit 2022, ku më në detaje vërejmë se:
Deficiti tregtar në mallra dhe shërbime shënoi një rënie vjetore prej 8.2%, ndërsa deficiti i llogarisë korrente një reduktim vjetor prej 7.4%.
Në këte ecuri, një kontribut të forte ka dhënë rritja e shpejtë e eksporteve shqiptare, nga niveli 4.8 miliardë euro në vitin 2021 në nivelin 6.7 miliardë euro në vitin 2022. Kjo rritje është ndihmuar nga rritja e shpejtë e eksportit të shërbimeve, në veçanti turizmi, nga niveli 3.5 miliardë euro në vitin 2021 në nivelin e 4.8 miliardë eurove në vitin 2022. Paralelisht me eksportin e shërbimeve, eksporti i mallrave u rrit, nga niveli 1.3 miliardë euro në vitin 2021 ne nivelin 1.9 miliardë euro ne vitin 2022.
Në të njëjtën kohë, remitancat u rritën me thuajse gjatë vitit 2022, ndërsa investimet e huaja direkte me rreth 33%. Të dy këta zera kanë gjeneruar flukse hyrëse shtesë valutore prej me shumë se 400 milionë euro gjatë vitit 2022.
Në total, keto zhvillime kanë gjeneruar një ofertë të shtuar valute ne tregun tonë te brendshëm, düke u pasqyruar edhe në forcimin e kursit të këmbimit gjatë vitit 2022. Bazuar në të dhena indirekte, Banka e Shqipërisë gjykon se keto tendenca kane vijuar edhe gjatë tremujorit të parë të vitit aktual dhe muajit prill, düke shpjeguar edhe forcimin e kursit të këmbimit të lekut gjatë vitit aktual.
Në mbyllje të kësaj analize, gjej me vend të theksoj se tregu valutor ka funksionuar normalisht gjatë dy viteve të fundit, duke mos shfaqur çrregullime apo fenomene spekülative. Kjo sugjeron se forcimi i kursit të këmbimit të lekut është një fenomen i përcaktuar nga ekonomia reale dhe jo nga tregu financiar.
Sa më sipër, në gjykimin tonë:
Trendi forcues i kursit të këmbimit shpjegohet nga përmirësimet strukturore ne sektorin real dhe financiar te ekonomisë shqiptare.
Për keto arsye, forcimi i kursit duket së eshtë — në tëresi — një Shenjë e progresit te bërë nga ekonomia shqiptare ne drejtim të rritjes së bazës dhe vellimit të eksporteve, dhe jo premise e dëmtimit të konkurrueshmërise se tyre.
Mbi ndikimin e mbiçmimit të kursit të këmbimit ne ekonomi
Ecuria e kursit të këmbimit ka një rol të rëndësishëm ne transmetimin e presioneve të huaja inflacioniste në vend, në konkurrueshmerinë e eksporteve shqiptare në tregjet e huaja, si dhe në stabilitetin financiar te vendit, i pare ky në këndvështrimin e aftesisë paguese te kredimarrësve në monedhë të huaj dhe te qëndrueshmërisë se borxhit te huaj të sektorit publik dhe privat.
Forcimi i kursit të këmbimit nuk ka cënuar rritjen e eksporteve shqiptare. Përkundrazi, ai ka ndihmuar në kontrollin e inflacionit në vend, i cili ka qenë dhe mbetet më i ülti ne rajon, düke ndihmuar në ruajtjen e fuqisë blerëse te familjeve shqiptare. Si rrjedhojë, Shqipëria pati një ndër normat më te larta të rritjes ekonomike në rajon gjate vitit 2022.
Vlerësimet tona sugjerojne se, ne mungesë të forcimit te kursit gjatë dy viteve të fundit:
Norma e inflacionit do të arrinte nivelin 9.2% në tremujorin e fundit te vitit 2022, nga 7.5% që ka rezultuar vlera faktike. Po ashtu, norma e inflacionit te tremujorit të pare të këtij viti do të luhatej rreth nivelit 99/0, nga niveli 6.5% i regjistruar aktualisht.
Niveli me i lartë i inflacionit do të diktonte një normalizim më agresiv te qëndrimit të politikes monetare nga ai që ka ndërmarre Banka e Shqiperise, düke rritur me tej normën e interesit, rrjedhimisht edhe kostot e financimit për bizneset dhe familjet shqiptare.
Në keto rrethana, inflacioni më i lartë dhe kushtet me të shtrënguara te financimit do të kishin një ndikim frenues mbi aktivitetin ekonomik. Për vitin 2022, kostoja ekonomike e kursit më te dobët të këmbimit do të ishte 32 miliardë lekë (ose më shumë se I % e PBB-së). Për vitin 2023, kostoja ekonomike e kursit më të dobët të këmbimit do te ishte rreth 60 miliardë leke, ose më shumë se 2.5% e PBB-së.
Paralelisht me to, forcimi i kursit te këmbimit ka ndihmuar qëndrueshmërinë e bilanceve financiare të kredimarrësve ne valute, düke pasur një efekt direkt pozitiv ne nivelin e kredive me probleme dhe ne stabilitetin financiar të vendit.
Së fundi, forcimi i kursit të këmbimit ka përmirësuar qëndrueshmërinë e borxhit të huaj të ekonomisë shqiptare, düke reduktuar edhe kostot e tij të financimit ne tregjet ndërkombëtare.
Sa me siper, në prani të goditjes së huaj të çmimeve dhe te një niveli të lartë inflacioni në vend, Banka e Shqipërisë gjykon se forcimi i kursit te këmbimit ka pasur një efekt tëresor pozitiv për ekonomine shqiptare. Banka e Shqipërise parashikon një rritje të vazhdueshme të ekonomisë shqiptare në horizontin afatmesëm. Kjo rritje pritet te jete e shpërndarë nëpër te gjitha degët e ekonomisë, perfshirë dhe sektorin eksportues, dhe të mbeshtetet nga bilancet solide dhe përmiresimi i besimit ne sektorin privat, nga shëndeti i mire financiar i sektorit bankar, nga perspektiva pozitive e tregut të punës, si dhe nga një ambient financiar ende akomodues./Monitor