Paundi mbetet monedha e tregut të zhvilluar me performancën më të mirë deri më tani në 2023. Ai u rrit me 4.3% kundrejt dollarit në mes të trazirave në sektorin bankar në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dollari është dobësuar pavarësisht se Banka qëndrore Amerikane ka rritur sërish normën bazë të interesit duke e cuar atë në 5.25%. Kjo është rritja e 10 radhazi në pak më shumë se një vit që banka qëndrore Amerikane po bën, duke e cuar normën e interesit në nivelin më të lartë që nga viti 2007, para krizës financiare.
Rënia e Silicon Valley Bank me bazë në Kaliforni, së bashku me dy huadhënës të tjerë të mesëm amerikanë, në të njëjtën kohë, ka ulur pritshmëritë e disa investitorëve. Kjo pasi falimentimet kanë ndodhur në një vend ku normat mund të arrijnë kulmin, me një shtrëngim të kushteve të kredisë që pritet të ftohë ekonominë në vend.