Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Gramsh-Moglicë.
Shtetasi me inicialet D. K., 30 vjeç, banues në fshatin Nartë, Gramsh, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë 30-vjeçari ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.