Zayn Malik feston për herë të parë Ditën e Baballarëve. Këngëtari dhe modelja, Gigi Hadid, u bënë prindër për herë të parë në shtator të vitit të shkuar. Ata u bekuan me një vajzë që i kanë vendosur emrin Khai.
Sot në këtë ditë kaq sepciale për të gjithë baballarët, Gigi Hadid, ka publikuar në Instagram si rrallëherë një foto të partnerit me vogëlushen tyre. Fotografia duket se është shkrepur në një vend të errët dhe portreti i të voglës nuk mund të dallohet qartë. Megjithatë duket se Zayn e mban në krahë teksa i tregon një glob.
“Khai jonë është me shumë fat që ka një baba që e do shumë dhe bën çdo gjë për ta parë atë të qeshë!!! Zayn gëzuar Ditën e Baballarëve për herë të parë… jam shumë mirënjohëse për gjithë copëzat e vogla të saj që janë të tuat. Të duam shumë”, shkruan Gigi Hadid në urimin për Zayn.
/Priza.al/