Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka bërë një reagim ndaj kryeministri Edi Rama, në lidhje me projektin e tij për “Qytetin e Filmit”.
Boçi thotë se Rama nuk di as çfarë bëjnë institucionet në varësi të tij, ndërsa publikon edhe faqet e internetit të qeverisë, që siç thotë ai udhëzojnë kineastët që të xhirojnë në Elbasan duke dhënë edhe destinacionet.
Reagimi:
Si tha Edvin Rama për projektin tonë të Qytetit të Filmit? Do ta kthejë Elbasanin në shesh xhirimi?
Sa injorant dhe keqdashës duhet të jetë një kryeministër që nuk di as çfarë bëjnë institucionet e tij të varësisë?
Ky është linku ku Qendra Kombëtare e Filmit – një faqe interneti e qeverisë – udhëzon kineastët që të xhirojnë në Elbasan duke dhënë edhe destinacionet për të xhiruar…