Kreu i ‘Rithemelimit’ ka zhvilluar pasditen e sotme një takim elektoral në Kurbin, në kuadër të fushatë zgjedhore për 14 majin. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se kryeministri Rama ‘i ka ditët e numëruara, dhe se e presin hekurat. ‘
Teksa ripërsëriti thirrjen e tij për debat publik me Ramën, Berisha tha se kryesocialisti nuk meriton më të qëndrojë në pushtet me arsyetimin se e ka shkretuar vendin.
“Pas 14 Majit do t’i kesh muajt shumë të numëruar dhe ja ku janë të gjithë. Edi do i kesh në Tiranë se nuk meriton të jesh asnjë ditë në pushtet me këto vjedhje që ke bërë dhe me këtë shkretim që i ke bërë Shqipërisë. Atë e pret miku Charles McGonigal dhe hekurat pa asnjë diskutim bashkë me të. Por para se të vijë dhe ta marrin, t’i japim duart ne dhe dorën e parë t’ia japim duke votuar njëshin”-tha Berisha.