Kosovë/ Treni përplas makinën, dy të lënduar

Një automjet në të cilin lëviznin dy persona është përplasur me një tren. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në rajonin e Prishtinës.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar 2 personat të cilët ndodheshin në makinë.

Dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Prishtinës ku po marrin ndihmën e nevojshme shëndetësore.  Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor” – tha Ahmeti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *