Sergio Aguero raportohet se po përballet me hetim për ‘nxitje të dhunës’ pas komenteve në internet ndaj një arbitri në derbin e Avellaneda.
Në një përplasje derbi mes Independiente dhe Racing më 16 prill, arbitri i akordoi këtij të fundit një penallti në pjesën e parë që i ndihmoi ata të barazonin me Matias Rojas.
Aguero, i cili e filloi karrierën e tij në Independiente, mbeti i zemëruar nga vendimi dhe sulmoi zyrtarin gjatë një seance live në Twitch.
“Si mundet ai, arbitri, si quhet ai… Yael Falcon Perez. Më dëgjo, Yael Falcon, ky emër është një fatkeqësi,ti duhesh shkelmuar për atë që bëre”
Sipas AS, futbollisti tashmë është nën hetim nga Agjencia për Parandalimin e Dhunës në Sport.
“Komentet e bëra nga ish-futbollisti, i njohur ndërkombëtarisht si mbështetës i Independientes, Sergio Leonel Aguero, kanë dalë në media, në të cilën pati një lojë e diskutueshme që çoi në një penallti në favor të klubit vizitor”, tha kreu i agjencisë Eduardo Aparicio.
“Është e nevojshme të përmendet se komentet e tij ndaj autoritetit referues – agresive dhe nënçmuese – bien në kundërshtim me rregulloret aktuale për sigurinë sportive dhe mund të interpretohen si nxitje e dhunës.
Gjyqtari Yael Falcon Perez dhe familja e tij bëhet me dije se kanë marrë shumë kërcënime nga tifozët e Indepedientes.”