Vladimir Putin i tha Bill Clinton- it se ai nuk ndihej i kufizuar nga Memorandumi i Budapestit që garanton integritetin territorial të Ukrainës . Ish-presidenti amerikan tha se presidenti rus e tha këtë në vitin 2011 në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Në bisedën e tij, raporton Guardian, Putin ngriti çështjen e Memorandumit të vitit 1994, me të cilin Ukraina, Bjellorusia dhe Kazakistani i kishin dorëzuar Rusisë arsenalin e tyre bërthamor (të mbetur nga epoka e BRSS) në këmbim të respektimit të kufijve.
Memorandumi u nënshkrua në emër të SHBA-ve nga presidenti i atëhershëm Clinton dhe Boris Jelcin si president i Rusisë dhe kryeministri britanik John Major, të gjithë si garantues të marrëveshjes.
“Më tha Putini se ai nuk ishte dakord me marrëveshjen që bëri me Yeltsin dhe se ai nuk e kishte e kaluar marrëveshjen përmes Dhomës së Përfaqësuesve”, tha Clinton.
“Unë nuk jam dakord, nuk e mbështes dhe nuk jam i detyruar prej tij”, kishte thënë Putin.
Clinton vijoi të tregonte se e dinte që atëherë që pushtimi i Ukrainës ishte thjesht çështje kohe.